Telegrafi

Struga dhe Partizani edhe përkundër eliminimit të hidhur fituan nga 1.4 milion euro nga garat evropiane

Struga dhe Partizani janë ndalur në fazën play-off të Ligës së Konferencës, duke mos arritur ta bëjnë hapin e fundit drejt ëndrrës së madhe.

Struga humbi në dy ndeshjet ndaj Breidablikut të Islandës, ndërsa Partizani nuk arriti ta eliminojë Astanan e Kazakistanit edhe pse në një moment ishte në baraspeshë.

Por të dyja klubet shqiptare kanë fituar nga 1 milion e 410 mijë euro nga rrugëtimi evropian.

Kampionët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e nisnë garën nga Liga e Kampioneve dhe më pas e vijuan në Ligën e Konferencës.  Kalimi i dy raundeve në këtë garë i dërgoi deri në fazën play off, ku u eliminuan.

Katër raundet e luajtura ua sigurojnë nga 100 mijë euro për raund, pra 400 mijë euro.

Po ashtu klubet marrin nga 750 mijë euro për përfundimin e garës në play-off dhe nga 260 mijë si kampione të vendit nga vijnë.

Pra në total të dy klubet kanë arkëtuar nga 1 milion e 400 mijë euro nga garat evropiane këtë vit. /Telegrafi/