Telegrafi

Strootman ndez Olimpicon, kalon Romën në epërsi ndaj Lazios (Video)

Roma ka kaluar në epërsi në derbi ndaj Lazios.

Mesfushori holandez, Kevin Strootman ka shënuar nga afërsia për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Goli i holandezit erdhi në minutën e 64-të, pas një gabimi të mbrojtësit Wallace.

Pas këtij gabimi, mesfushori i Romës nuk e kishte të vështirë të shënonte, duke paraboluar portierin vendas. /Telegrafi/