Mesfushori i Romës, Kevin Strootman, është i përkushtuar që të fitojë tituj me klubin Gialloros në atë që sipas tij do të ishte kthim i borxhit ndaj tifozëve.
Mesfushori humbi pjesën më të mirë të dy sezoneve të fundit për shkak të problemeve me gjurin, por ai ka bërë deri tash 25 paraqitje në krejt garat.
“Unë gjithmonë do t’i falënderoj tifozët e Romës për përkrahjen. Edhe kur u ktheva për një moment luajta i lënduar. Unë kam thënë disa herë se u kam borxh atyre, kështu që ndihem i përkushtuar që të fitoj gjithçka dhe që t’u dhuroj diqka atyre, të fitojmë bashk”.
“Ne duam që të fitojmë secilin trofe. Ne po fitojmë ndeshje dhe ne duhet të vazhdojmë kështu. Është e vërtetë se ne nuk kemi pranuar gol në pesë nga shtatë ndeshje te fundit dhe merita i shkon krejt ekipit jo vetëm mbrojtjes. Ne duam të shënojmë më shumë gola natyrisht, t’i gëzojmë tifozët, por në të njëjtën kohë një fitore 1-0 është me vlerë prej tri pikëve”, deklaroi Strootman. /Telegrafi/