Site icon Telegrafi

Stresi vjen në shtrat me ju

Në ditët e sotme gjithçka ecën dhe bëhet në mënyrë të programuar. Ekziston një kohë dhe një vend për çdo gjë. Duhet caktuar termin te dentisti, restoranti, parukieria … Atëherë për se të mos bëjmë të njëjtën gjë edhe me marrëdhëniet tona intime? Mund të duket pak jo spontane, joorigjinale, por duke qenë që çdo minutë mbetet e programuar, ato pak gjëra që mund të jenë jashtë listës sonë, mund të harrohen dhe të dalin në plan të dytë.

I dedikoni vetes tuaj një natë intime në javë. Disa orë, katër ose më shumë, në të cilat duhet të respektoni një rregull të vetëm: mund të bëni çfarëdo gjëje ose të flisni për çfarëdolloj teme, vetëm që këto të fundit mos të jenë ato që ju bëni çdo ditë në jetën tuaj të përditshme. /Telegrafi/

Exit mobile version