Site icon Telegrafi

Stresi te prindërit- astma te fëmijët

Revista shëndetësore “Proceedings of the National Academy of Sciences” shkruan se shkencëtarët supozojnë se stresi te prindërit, në kombinim me faktorët tjerë të rrezikut për astmë (siç është p.sh. ajri i ndotur), është i lidhur me zhvillimin e astmës te fëmijët- me anë të një mekanizmi të panjohur.

Tashmë është vërtetuar se shtatzënat që janë të ekspozuara ndaj stresit, më shpesh lindin fëmijë të cilët në jetën e mëvonshme kanë problem me astmën dhe alergjitë.

Të dhënat e reja janë grumbulluar nga studimi trevjeçar te 2500 fëmijë të moshës së shkollës fillore, dhe sipas rezultateve, ndikimi i stresit prindëror te zhvillimi i astmës te fëmija është po aq i rrezikshëm sa edhe ndikimi i tymi të duhanit.

Exit mobile version