Site icon Telegrafi

Stresi në dashuri i bën dëm zemrës

Hulumtimi i shkencëtarëve britanikë është kryer te 9.011 persona. Sipas tij, 8.499 të anketuar, në fillim të studimit, kanë qenë krejtësisht të shëndoshë. Gjatë 12.2 vjetësh, 589 prej tyre janë prekur nga sëmurjet koronare të zemrës, fillimisht probleme janë shfaqur në sistemin e qarkullimit të gjakut.

Pasi që janë eliminuar të gjithë faktorët tjerë për këtë sëmundje, studimi ka dëshmuar që kualiteti i marrëdhënies me partnerin jetësor është faktor i veçantë i rrezikut. Në fakt, 80 për qind e të anketuarve kanë qenë të martuar, apo kanë jetuar në një lidhje të ngushtë siç është martesa.

Exit mobile version