Një hulumtim i kryer ka dëshmuar se, nga ky problem, janë të goditur 15 milionë britanikë mes të cilëve është zhdukur pasioni, i shkaktuar nga problemet e përmendura, që janë vrasësi kryesor i shumicës së lidhjeve. Partnerët të cilët kanë jetë me stres, jo vetëm se ndiejnë tërheqje më të vogël mes vete – por në përgjithësi edhe libidon e kanë të zvogëluar në minimum.
Pos stresit, problem paraqet edhe gjendja e shpeshtë e keqe e partnerit, pasi që gratë në veçanti janë të prekura prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Gjithashtu, gratë më të vjetra se 55 vjet, pohojnë se ato nuk janë më tërheqëse për partnerët e tyre.
Ekspertët tërheqin vëmendjen se, këto probleme shpesh shkaktojnë probleme të natyrës emocionale dhe i ndalojnë partnerët të flasin hapur, dhe për këtë shkak, shkatërrohet një numër i madh i bashkësive martesore dhe jashtëmartesore.