Site icon Telegrafi

“Strehohen” nën pemë pasi fillojnë reshjet e shiut të rrëmbyeshëm, katër persona i godet rrufeja – mediat në Indi publikojnë pamjet

Katër punonjës të një kopshti në Gurugram të Indisë, e pësuan keq kur vendosen të “strehohen” nën një pemë me të parë se filluan reshjet e mëdha të shiut.

Duke menduar se do t’i shpëtojnë shiut u futën nën një pemë, por rrufeja i goditi që të katërtit dhe njëri prej tyre humbi jetën, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, policia indiane ka njoftuar se me të goditur rrufeja që të katërtit janë rrëzuar në tokë – e pasi janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, tre prej tyre kanë shpëtuar por me plagë të mëdha – e i katërti nuk i mbijetoi plagëve.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur rrufeja godet pemën nën të cilën ishin punonjësit që mirëmbanin kopshtin e një pallati, dhe për një moment rrëzohen që të katërtit në tokë – pa vetëdije. /Telegrafi/

Exit mobile version