Pija energjike e eSports, G FUEL, ka shpallur partneritet shumëvjeçar me streamerin Tyler “Ninja” Blevins.
‘Ninja’ është një nga personalitetet më të njohura në industrinë e eSports, ku numëron më shumë se 70 milionë fansa në rrjetet sociale.
Tyler Blevins, i cili është i njohur më së shumti për shkak të video-lojës Fortnite, është lojtari i parë që u shfaq në kopertinën e magazinës ESPN.
Së fundmi pija energjike G FUEL me bazë në Nju Jork ka lajmëruar për partneritet shumëvjeçar me ‘Ninjan’, që siç duket ka të bëjë me prezantimin e produkteve, por që informata tjera do të zbulohen në javët e ardhshme.
IT'S OFFICIAL. @Ninja x #GFUEL.
🛒 𝗦𝗵𝗼𝗽 𝗡𝗶𝗻𝗷𝗮'𝘀 𝗙𝗮𝘃𝘀: https://t.co/0LMfQGD5AT pic.twitter.com/5SLPNt0TFi
— G FUEL® (@GFuelEnergy) March 3, 2022
G FUEL Energy është një markë e përzierjes së pijeve me kafeinë e shitur nga Gamma Labs, me qendër në Nju Jork dhe shitet si një ndihmesë për lojëra që rrit fokusin dhe kohën e reagimit.
Shefi ekzekutiv i Kompanisë të pijeve energjike u shpreh se është e pabesueshme të punosh me një ikonë lojërash siç është ‘Ninja’.
“Unë mendoj se kombinimi kreativ i G FUEL dhe Ninja do të emocionojë fansat në mbarë botën”, ka thënë shefi i G FUEL. /Telegrafi/