Telegrafi

Streameri i famshëm TimtheTatman po organizon turneun e tij në Call of Duty Warzone

TimtheTatman po organizon një ndër turnet më të mëdhenj të vitit në Call of Duty Warzone.

Timothy John Betar, youtuberi amerikan i njohur me pseudonimin e tij në internet si TimtheTatman, po organizon turneun e tij “dy kundër dy” në formatin ‘Kill Race’ në video-lojën Call of Duty Warzone.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë lojtarët dhe transmetuesit më të mirë të Warzone.

Duke marrë parasysh që Tim është një nga krijuesit më të mirë të përmbajtjes në Warzone , ka të ngjarë që ai të bëjë gjithçka për ta bërë turneun sa më të paharrueshëm.

Lexo po ashtu Usain Bolt i është bashkuar organizatës irlandeze të eSports WYLDE

Turneu do të fillojë nga data 6 prill dhe do të përfundoj me datën 7 prill, për pjesëmarrësit do të shpërndahen çmime në vlerë rreth 134 mijë euro. /Telegrafi/