Transmetuesi i Twitch, Michael “shroud” Grzesiek njihet si mbreti i lojërave ‘FPS’ dhe ai mendon se CSGO është lojë superiore, mekanikisht.
Dy transmetuesit e famshëm Tarik dhe shroud u bashkuan për të luajtur CS:GO natën e mbrëmshme, për ta lënë pak anash video-lojën e tyre të preferuar tani – Valorant.
Sa ishin duke luajtur, shroud bëri pyetjen se cila lojë është në të vërtetë më e vështirë CS:GO apo Valorant.
Ish fituesi i turneut Major, Tarik tha se CS:GO është më e vështirë 100 %.
Në anën tjetër shroud tha se Valorant është më e vështirë sa i përket anës strategjike, ndërsa CS:GO është katër herë më e vështirë mekanikisht.
Të dy transmetuesit kryesorë ranë dakord që Valorant ka sfidat e veta për shkak të aftësive të saj komplekse, por CSGO është e vështirë për t’u zotëruar për shkak të mekanikës së lojës.
Sidoqoftë, të dy ishin të mendimit se CS:GO mbetet superiore për sa i përket video-lojërave FPS. /Telegrafi/