Telegrafi

Streameri amerikan Tarik ka nënshkruar me ekipin e Valorant Sentinels

Ekipit të Valorant Sentinels tani i është shtuar edhe një emër tjetër i njohur, bëhet fjalë për fituesin e një Majori të CS:GO, Tarik “Tarik” Celik.

Tarik që pas largimit nga skena e CS:GO, është bërë shumë i famshëm për transmetimin e lojërave të Valorant, tani këtë do ta bëjë nën emblemën e ekipit Sentinels.

Njoftimi për nënshkrimin e Tarik erdhi përmes faqes së Sentinels në Twitter rreth orës 17:00 të së martës, 30 gusht.

Ky bashkëpunim vjen jo shumë larg pas ardhjes së streamerit tjetër të njohur shroud në formacionin startues të ekipit Sentinels në Valorant.

Në videon e publikuar nga ekipi Sentinels, Tarik foli për arsyet se pse u bashkua me ekipin, dhe se është shumë i lumtur që është bërë pjesë e organizatës. /Telegrafi/