Paris Saint Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Strasbourg në kuadër të xhiros së 35-të në Ligue 1.
Kampionët e rinj të Francës kanë luajtur një ndeshje spektakolare me vendasit e Strasbourg të cilët gjithashtu bën njërën nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni.
Vetëm pas tre minutave lojë, Kevin Gamerio kaloi vendasit në epërsi duke shënuar për 1-0.
Ishte minuta e 23-të e ndeshjes kur parisienët barazuan rezultatin pasi Neymar asistoi te Kylian Mbappe i cili shënoi për 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
PSG në pjesën e dytë kaloi në epërsi në minutën e 64-të, kur Mbappe asistoi te Hakimi me marokenin që kaloi kryeqytetasit në epërsi 1-2.
Vetëm katër minuta më vonë Mbappe shënoi përsëri për ta ngritur edhe më shumë epërsinë e vendasve.
Skuadra vendase nuk u dorëzua dhe në minutën e 75-të gjeti golin e dytë me mesfushorin Marco Verratti që realizoi autogol.
E krejt në fund të ndeshjes, zëvendësuesi Anthony Caci barazoi shifrat në 3-3.
PSG tanimë si kampion i Francës ka 79 pikë, derisa Strasbourg është në vendin e pestë në tabelë me 57 pikë. /Telegrafi/