Strasbourg dhe Paris Saint Germain kanë luajtur baras 3-3 në kuadër të xhiros së 35-të në Ligue 1.
Ka qenë një ndeshje spektakolare në elitën e futbollit francez me shumë rikthime në rezultat.
Kylian Mbappe me dy gola dhe Achraf Hakimi me tjetër ishin realizuesit për mysafirët, derisa Kevin Gamerio, Anthony Caci e Marco Verratti (autogol) realizuan për vendasit.
Sulmuesi francez, Kylian Mbappe mori notën më të lartë në këtë sfidë, derisa paraqitje të mirë për parisienët pati edhe Neymar e Messi.
Nota më e ulët shkoi për portierin Gianluigi Donnarumma që ishte edhe dështimi i ndeshjes si dhe kapiteni Marquinhos.
Ndërkohë te vendasit më i miri në ndeshje ishte Jean-Ricner Bellegarde si dhe dyshja Kevin Gameiro e Perrin. /Telegrafi/