Telegrafi

Strakosha vazhdon kontratën me Lazion?

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, kishte siguruar prej kohësh një “po” nga futbollisti, me babain e të cilit, Foto Strakoshën, ka një miqësi të ngushtë.

Por është pritur sa të qartësoheshin disa çështje brenda klubit para se të mbyllej edhe formaliteti i firmës në letër.

Sipas “RadioSei”, ajo ka ardhur sot, duke lidhur Strakoshën me Lazion deri më 30 qershor 2022.

Kjo kontratë parashikon edhe një përmirësim të ndjeshëm të kushteve financiare për futbollistin shqiptar, i cili bëhet kandidati i parë për të zënë vendin Federico Marchettit kur ky i fundit të largohet nga Lazio, shkruan panorama.

Edhe pse në mediat italiane është përfolur se Matia Perin apo Keylor Navas mund të jenë portierët e Lazios në të ardhmen, në klub të gjithë duken të bindur se herët e vonë, Strakosha do të zbresë rregullisht në fushë me fanellën e klubit të kryeqytetit italian, edhe më shumë se sa po bën aktualisht kur është përgjigjur i gatshëm sa herë që Marchetti ka shfaqur problemet e tij të zakonshme fizike