Telegrafi

Strakosha tregon sekretin e mbrojtjes së penalltive

Thomas Strakosha tashmë është një emër i dëshmuar në futbollin italian dhe konsiderohet si një ndër portierët më të mirë në Seri A.

Portieri shqiptar i ka dëshmuar cilësitë gjatë sezonit të kaluar në ligën elitare italiane sidomos në fitoren kundër Juventusit, ku ai arriti të priste edhe një penallti të goditur nga Paulo Dybala.

Pikërisht me këtë ekip lacialët do të takohen si mysafirë, por për dallim nga sezoni i kaluar kur në opsion për të goditur penaltitë Gnzalo Higuain dhe Dybala, këtë sezon pritet që një gjë të tillë ta bëjë Cristiano Ronaldo.

Duke ditur statistikat dhe forcën që Ronaldo ka, natyrisht që puna për Strakoshën do të jetë më e vështirë dhe në këto kushte, do të duhet të shohë shumë video për të kuptuar më mirë teknikat e përdorura nga portugezi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Thomas Strakosha

Paraprakisht, Strakosha ka treguar se ka marrë këshilla nga i ati, portier shumëvjeçar i kombëtares shqiptare, Fotaqi, i cili i ka thënë se duhet të pres deri në momentin e fundit.

“Babai më ka thënë që të pres deri në momentin e fundit para se të hidhem”, u shpreh Strakosha.

Ky i fundit pritet të jetë sërish në portë për takimin me kampionët italian, Juventusin gjersa Lazio takimin e parë të sezonit të ri e kishte humbur kundër Napolit. /Telegrafi/