Telegrafi

Strakosha: S’duhet të demoralizohemi

Në ndeshjen e kaluar, në ‘Allianz Stadium’, Thomas Strakosha bëhej hero me atë penallti të pritur pikërisht ndaj Dybalës, në minutat shtesë të takimit, duke i dhënë Lazios tre pikët në udhëtim ndaj Juventusit.

Megjithatë, në ndeshjen e sotme në ‘Olimpico’, portieri shqiptar i bardhekaltërve nuk arriti të bëjë të njëjtën gjë, në gjuajtjen e Dybalës në minutën e 93-të që përfundoi në këndin më të largët të portës, transmeton Supersport.

Gjithsesi, portieri shqiptar i Lazios mori rolin e liderit pas ndeshjes dhe bëri thirrje që skuadra të mos demoralizohet dhe të vijojë të japë maksimumin, përkundër humbjes 0-1.

“Zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, ndonëse vinim pas një 120 minutëshi me shumë angazhim të mërkurën dhe përballë sot kishim kampionin në fuqi”.

“Mund të them se Juventusi nuk e meritoi fitoren, për atë që dha në fushën e lojës, por fati këtë herë ishte me ta. Ne nuk duhet të demoralizohemi, por të vijojmë të japim maksimumin, pasi edhe sot treguam se jemi shumë të fortë”, u shpreh Strakosha.