Telegrafi

Strakosha rinovon me Lazion dhe i rritet paga

Thomas Strakosha po aktivizohet si titullar te Lazio kohët e fundit, pas dëmtimit të portieri Frederico Marchetti.

Portieri i Shqipërisë U-21 ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij.

Dhe për këtë Lazio është gati t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2023.

Nga kjo kontratë, Strakosha do të përfitojë rreth 500 mijë euro pagë në vit, raporton “Il Messagero”.

Strakosha është ftuar edhe te Kombëtarja A për ndeshjet e kaluara. /Telegrafi/