Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në fitoren e Lazios në udhëtim te Empoli 0-1.
Portieri shqiptar, ka bërë disa pritje vendimtare, ku njëra nga to ishte në sekondat e fundit ndaj Caputos.
Pas ndeshjes Strakosha ka folur për fitoren e madhe në udhëtim.
“Nuk e prisja atë goditje, kur e pash topin në atë moment kisha frikë se do të shënonin”
“E rëndësishme është që e prita, dhe jemi të kënaqur me rezultatin që arritëm si skuadër. Rëndësi në fund ka vetëm fitorja”, tha Strakosha.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/02/Thomas-Strakosha-2.jpg)
“E kemi parë që Empoli ka një ekip të mirë, dhe e treguan edhe sot. Përgëzime edhe për ta. Duhet ta nisim nga këtu, pasi akoma na presin ndeshje të vështira”.
“Dy takimet e para ishin të vështira, por mësuam nga ato humbje, dhe tani morëm dy fitore. Na mbetet të arrijmë edhe formën e mirë fizike, dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh portieri shqiptar pas fitores në udhëtim.
Pas katër ndeshjeve në Serie A, Lazio ka grumbulluar gjashtë pikë.
Në ndeshjen e ardhshme kryeqytetasit do të jenë nikoqir të Genoas. /Telegrafi/