Thomas Strakosha ka pasur një vit të shkëlqyer me Lazion.
Portieri shqiptar ka qenë titullar i padiskutueshëm i Lazios në Serie A duke ndihmuar skuadrën e tij të jetë në pjesën e epërme të tabelës.
Strakosha gjithashtu ka qenë titullar edhe në Ligën e Evropës ku Lazio arriti deri në çerekfinale.
Talenti i Kombëtares së Shqipërisë ka marrë lëvdata të mëdha gjatë tërë vitit nga analistë sportiv dhe ish-trajner në Itali.
Portali i njohur sportiv, ‘Talent Radar’ e ka shpallur Strakoshën si portierin e ri më të mirë në Evropë.
23-vjeçari ka mbrojtur në 53 ndeshje në të gjitha garat ku ka mbajtur portën e pa prekur në 17 prej tyre.
Reprezentuesi shqiptar ka lënë mbrapa vetës talentin spanjoll të Bilbaos, Arrizabalga si dhe atë të Espanyol Lopez.
Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe Gianluiggi Donarumma, Jan Oblak, Loris Karius e Courtis. /Telegrafi/