Thomas Strakosha është njëri nga portierët më të mirë dhe më të talentuar në Itali.
Portieri shqiptar ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në kampionatin italian dhe në garat evropiane me Lazion.
Lazio duket se nuk do të mund ta mbajë edhe gjatë shqiptarin në radhët e veta.
Lajmet e fundit që vijnë nga Italia thonë se skuadra e madhe angleze Tottenham Hotspur është duke u interesuar për transferimin e shqiptarit.
Portieri aktual i Spurs, Hugo Lloris nuk ka treguar formën e duhur në muajt e fundit dhe Tottenham po mendon për një zëvendësim të tij.
23-vjeçari shqiptar shihet si e ardhmja dhe Spurs janë gati të shpenzojnë për transferimin e shqiptarit.
Për ta transferuar Strakoshën në Londër, Tottenham duhet të paguajë mbi 40 milionë euro te Lazio, pasi klubi nga kryeqyteti italian kërkon shumë për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Strakosha ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/