Site icon Telegrafi

Strakosha lë mbrapa Buffonin e Donnaruman, në formacionin e javës në Serie A (Foto)

Ka vazhduar shkëlqimi i portierit shqiptar, Thomas Strakosha në Serie A.

Strakosha ishte titullar si gjithnjë me skuadrën e tij Lazio ku arritën një fitore të vlefshme 1-2 te Bologna.

Shqiptari kishte paraqitje të shkëlqyeshme duke zënë vend kësisoj edhe në formacionin më të mirë të javës nga ‘Who Scored’, dhe duke lënë mbrapa emra të mëdhenj si Gianluiggi Buffon, Alisson apo Donarumma.

Në mesin e më të mirëve kanë zënë vend edhe Calabria si mbrojtës i djathtë, Toloi dhe Fazio në qendër të mbrojtjes dhe Kolarov në krahun e majtë.

Mesfusha përbëhet me katër futbollistë ku Suso dhe Benassi janë në krah, ndërsa Savic e Freuler në qendër të saj.

Josip Ilicic ishte vendimtar për fitoren e Atalantës ka zënë vend në fazën e sulmit ashtu si kapiteni i Interit Mauro Icardi që shënoi dy gola.

Sa i përket yllit shqiptar, Thomas Strakosha kjo nuk ishte hera e parë këtë edicion që ndodhet në mesin e 11 më të mirëve.

22-vjeçari ishte në mesin e më të mirëve edhe në javën e tetë dhe të nëntë në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version