Lazio ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 3-2 nga Fiorentina.
Por ajo që i intereson lexuesve është paraqitja e portierit të Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
Reprezentuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, por paraqitja ndaj Fiorentinës nuk ka qenë më e mira për të.
Ai është kritikuar shumë nga mediat italiane për paraqitjen e dobët në ‘Artemio Franchi’.
Strakosha mori notën e dobët pesë, duke u kritikuar për pësimin e golave sidomos atë të tretin.
Gjithsesi shqiptari është afër vazhdimit të kontratës me Lazion edhe për pesë vite të tjera. /Telegrafi/