Telegrafi

Strakosha i ka kompletuar testet mjekësore te Brentordi

Ish-portieri i Lazios, Thomas Strakosha, është duke kaluar testet mjekësore përpara një transferimi te skuadra e Ligës Premier, Brentford, sipas raportimeve në Itali.

Numri 1 i Shqipërisë është lojtar i lirë pasi lidhja e tij shtatëvjeçare me Biancocelestët përfundoi në verë.

Dhe Sky Sport Italia shkruan se ai është duke kaluar testet mjekësore përpara një lëvizjeje në Brentford.

Lexo po ashtu Thomas Strakosha ndodhet në Angli, sot kryen vizitat mjekësore te Brentfordi

Javët e fundit, Strakosha ishte lidhur me skuadrat e Ligës Premier si, Fulham dhe madje edhe me Manchester United.

27-vjeçari u vendos si portieri i parë i Lazios në vitin 2016, kur u kthye pas një huazimi me Salernitana.

Një nga pikat kryesore të Strakoshës te Lazio ishte pritja e penalltisë në minutën e 97-të nga Paulo Dybala për të siguruar që skuadra e tij të mundte Juventusin 2-1 në Allianz Stadium në 2017.

Në total, ai bëri 208 paraqitje dhe fitoi dy herë Kupën e Italisë. /Telegrafi/