Telegrafi

Strakosha drejt rinovimit me Lazion

ROME, ITALY - JANUARY 18: SS Lazio Thomas Strakosha in action during the TIM Cup match between SS Lazio and Genoa CFC at Olimpico Stadium on January 18, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Thomas Strakosha ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e mira te Lazio këtë sezon.

Portieri shqiptar ka bërë që mungesa e Federico Marchettit në fillim të mos vërehet dhe pastaj ta lë edhe në bankën rezervë italianin.

Sipas Il Messagero, Strakosha shumë shpejt pritet të rinovojë me klubi italian deri në vitin 2022.

Rroga vjetore do të jetë 200 mijë euro, nga 100 mijë që aktualisht e ka tani.

Lazio renditet në katër me 53 pikë, katër pikë më pak se Napoli në vendin e tretë që dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/