Telegrafi

Strakosha: Babai u emocionua shumë kur e kuptoi se do të debutoja

Thomas Strakosha ka thënë se nuk e ka pritur debutimin në Serie A kundër Milanit në humbjen 2-0.

Portieri shqiptar ka qëndruar në portë pasi që Federico Marchetti, nuk ishte në formën e tij më të mirë.

“Nuk e kam pritur të luajë, por luajta dhe ishte gjë e mirë”.

“Duke mos shikuar rezultatin në debutimin tim, unë jam shumë i lumtur. Loja kishte shumë emocione për mua, por humbja nuk lë shumë për të kujtuar”.

“Klubi dhe trajneri besojnë në mua, kështu që unë e vlerësoi dhe kam mbetur në Lazio. Para ndeshjes, (menaxher i ekipit dhe ish portieri Angelo Peruzzi) më tha që ta shijoj këtë”.

“Kam folur me familjen time para ndeshjes dhe ata ishin shumë të lumtur. Babai im ka qenë më i stresuar se unë që kisha për të luajtur”, ka thënë Strakosha.

Portieri shqiptar është pjesë e Kombëtares U-21 dhe është ftuar një herë edhe në Kombëtaren A. Ai është djali i legjendës Foto Strakosha që ka ruajtur për shumë vite portën kuqezi. /Telegrafi/