Telegrafi

Stones kalon Anglinë në epërsi ndaj Panamasë

Kombëtarja e Anglisë ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre të grupeve ndaj Panamasë.

Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Panamasë në ndeshjen e dytë të vlefshme për Grupin G në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Është mbrojtësi shtatlartë John Stones, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-0.

Goli i Stones erdhi pas një harkimi të saktë nga Kieran Trippier.

Ky gol u shënua në minutën e tetë të ndeshjes. /Telegrafi/