Stoke City dhe Manchester City do të përballen në duelin e madh në Britannia Stadium i vlefshëm për javën e dytë në Ligën Premier.
Guardiola ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit nga ndeshja e parë, pavarësisht lojës jo bindëse.
Në anën tjetër Xherdan Shaqiri mungon në formacionin startues të Stoke Cityt pas golit spektakolar të realizuar javën e parë të kampionatit anglez. Shaqiri nuk është as i ftuar për shkak të një dëmtimi në ije.
Formacioni i Stoke Cityt: Given; Bardsley, Shawcross, Wollscheid, Pieters; Imbula, Whelan; Bojan, Allen, Arnautovic; Diouf
Formacioni i Manchester Cityt: Caballero, Zabaleta, Kolarov, Stones, Otamendi, Fernandinho, Navas, Silva, Sterling, De Bruyne, Aguero