Site icon Telegrafi

Stoke City i Shaqirit ndal me barazim Djajtë e Kuq (Video)

Manchester United është ndalur nga Stoke City në një barazim 2-2 pas tri fitoreve radhazi që pati nga tri ndeshjet e para të kampionatit anglez, Ligës Premier.

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë Djajve të Kuq, por ishin vendasit që kaluan në epërsi në minutën e 43 me anë të sulmuesit Maxim Choupo-Moting, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Mame Diouf.

Momenti i golit të parë të Choupo-Moting

Megjithatë, pa përfunduar pjesa e parë në minutat shtesë Unitedi arriti të barazoj me golin aksidental të Marcus Rashford, i cili u godit me top në kokë nga Paul Pogba për 1-1.

Goli aksidental i Rashfordit

Në pjesën e dytë u zhvillua loja e barabartë, ku kësaj radhe në epërsi të parët kaluan mysafirët nga Manchesteri me anë të Romelu Lukakut që shënoi në minutën e 57 për 2-1.

Lukaku shënoi nga afërsia

Goli i epërsisë së Unitedit nuk zgjati shumë, pasi Stoke City arriti të barazoj në minutën e 63 me anë të Choupo-Moting që shënoi me kokë pas asistimit perfekt nga ana e anësorit me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqirit.

Shaqiri asistoi golin e dytë të sulmuesit kamerunas

Deri në fund të ndeshjes, Unitedi u mundua të gjej golin e fitores, por pa pasur sukses dhe ndeshja përfundoi me barazimin 2-2.

Pas këtij barazimit, Djajtë mbajnë ende pozitën e parë me 10 pikë dhe në ndeshjen e ardhshme e presin në shtëpi Evertonin, ndërsa Stoke renditet i 10-ti me pesë pikë të mbledhura dhe luan ndaj Newcastle. /Telegrafi/

Exit mobile version