Stoke City dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Liderët e Ligës Premier, Qytetarët, janë mysafirë të Potters në takimin e fundit të vlefshëm për javën e 30-të të kampionatit anglez.
Skuadra e Pep Guardiolas vjen nga një seri pozitive prej shtatë ndeshjeve pa humbje dhe me katër tri fitore radhazi në kampionat, kështu që objektivi i vetëm janë tri pikët.
MONDAY
NIGHT
FOOTBALL#scfcvcity #mancity pic.twitter.com/H7M2zMbyf5— Manchester City (@ManCity) March 12, 2018
Në anën tjetër, vendasit e Stoket kanë tri barazime radhazi dhe do të tentojnë befasinë ndaj Cityt në mënyrë që t’i shmanget pozitave që të rrëzojnë nga kategoria.
👋 Players are starting to arrive at the bet365 Stadium. #SCFC 🔴⚪️ pic.twitter.com/LYcDP7S8tD
— Stoke City FC (@stokecity) March 12, 2018
Guardiola ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar, ndërsa trajneri i vendasve luan me më të mirët e mundshëm.
Stoke City: Butland; Bauer, Zouma, M. Indi, Stafylidis; Badou, Cameron, Allen; Shaqiri, Jese, Choupo-Moting.
Man City: Ederson, Walker, Kompany, Otamendi, Zinchenko;Fernandinho, Silva, De Bruyne; Sterling, Sane, Jesus
/Telegrafi/