Stoke City dhe Manchester United kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Ligës Premier.
Skuadra e Xherdan Shaqirit ishte afër të marrte një fitore të madhe ndaj ‘Djajve të Kuq’, por në fund u desh të kënaqen me vetëm një pikë.
Golat në këtë takim u shënuan nga Juan Mata (OG, 19’) për vendasit dhe Wayne Rooney (90+) për Unitedit.
Shaqiri në këtë takim luajti për 72 minuta dhe u vlerësua me notën 6.8, ndërsa lojtari më i vlerësuar i takimit ishte mesfushori mysafir, Ander Herrera me notën 8.0. /Telegrafi/
Stoke City:
Man United: