Telegrafi

Stojkoviq: Vuçiq nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, avokatin e tij e dërgon si vëzhgues të zgjedhjeve në Rusi

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka deklaruar se avokati i Millan Radoiçiqit dhe ish-gjyqtari serb, Goran Petronijeviq, është dërguar në Rusi si vëzhgues në zgjedhjet që po mbahen në këtë vend, ku po merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në Krime.

Për Petronijeviçin, Stojkoviq theksoi se nuk është avokat i rëndomtë, por avokat personal i presidentit serb Aleksandar Vuçiq nga koha para se ai të vinte në pushtet, mik i shtëpisë, e tani (jozyrtarisht) këshilltar special i Vuçiqit dhe njerëzve të tij të besueshëm, transmeton Telegrafi.

“Vëzhgimi” i tij i zgjedhjeve të Putinit në Krime nuk është vetëm akt i tij personal, por është edhe gëzimi i presidentit serb Aleksandra Vuçiq që i shpreh Putinit, ka shkruar Stojkoviq.

Sipas tij, avokati tjetër i presidentit serb Vladimir Gjukanoviq është vëzhgues në Moskë, dhe zhvillon takime në Dumën Ruse dhe në Kremlin.

“Kjo nuk po ndodhë se atje është i njohur për diçka, por se në Moskë dihet se ai është personi i dytë prej të besueshmëve të Aleksandar Vuçiqit”, shtoi avokati serb Stojkoviq.

Të njëjtën kohë, Petronijeviq është avokati mbrojtës i Millan Radoiçit për të cilin Grabriel Escobari tha publikisht se “Millan Radoiçiq duhet arrestuar dhe akuzohet, dhe se për të nuk ka vend në liri”.

Sipas Stojkoviqit, Vuçiqi jo vetëm që nuk do ta arrestojë Radoiçiqin, por se avokatin e tij do ta dërgojë në Krime për të vëzhguar zgjedhjet e Putinit. /Telegrafi/