Site icon Telegrafi

Stjuardesa i thotë pasagjerit “unë nuk jam shërbëtorja jote” – udhëtari fjaloset me ekuipazhin e aeroplanit për një sanduiç

Video dramatike tregon një stjuardesë të ulur pranë një pasagjeri, i cili dyshohet se e bëri të qajë shkaku i një ushqimi.

Ngjarja ndodhi në aeroplanin që fluturonte nga Stambolli në New Delhi, konfirmoi linja ajrore indiane me kosto të ulët.

“Hesht! Unë nuk jam shërbëtorja jote”, dëgjohet në video duke thënë anëtarja e ekuipazhit të avio-kompanisë indiane, IndiGo.

“Mos ma drejto gishtin dhe mos më bërtit, ekuipazhi im po qan për ty”, vazhdon punonjësi i paidentifikuar i linjës ajrore, raporton nypost.

“Nuk mund të flasësh me ekuipazhin ashtu”, bërtet ajo, ndërsa një anëtar tjetër i ekuipazhit përpiqet të qetësojë situatën dhe të largojë kolegun e saj.

Fjalosja ka filluar pasi pasagjeri kërkoi një sanduiç gjersa ekuipazhi i tha se duhet ta shikonin nëse ka mbetur një i tillë meqenëse shumica ishin shpenzuar.

Ndryshe, avio-kompania indiane tashmë ka nisur hetimet rreth incidentit dhe së shpejti pritet të dal me një komunikatë për media. /Telegrafi/

Exit mobile version