Site icon Telegrafi

Stjuardesa filipinase u përdhunua në grup dhe u vra pas festimit të Vitit të Ri, arrestohen 11 të pandehur

Njëmbëdhjetë burra janë akuzuar për përdhunim në grup dhe vrasje të një stjuardese në një vaskë hoteli në Filipine.

Christine Angelica Dacera, 23, u përdhunua dhe u vra brutalisht pasi festoi Vitin e Ri me miqtë në hotelin luksoz City Garden javën e kaluar, raporton dailymail.

Ajo u regjistrua në një hotel në qendrën financiare të Makati me kolegët në prag të Vitit të Ri, transmeton Telegrafi.

Por një nga kolegët e saj, Rommel Galida, u zgjua rreth orës 10 të mëngjesit dhe e vuri re atë në vaskë.

Galida mendoi se Dacera ishte në gjumë dhe e mbuloi me një batanije. Por kur u zgjua disa orë më vonë pa që ajo ishte pa ndjenja dhe se ajo kishte filluar të bëhej blu.

Policia fillimisht akuzoi 11 burra për përdhunim dhe vrasje të cilët ishin me Dacer në dhomat fqinje të hotelit, thonë raportet lokale.

Tre nga burrat e akuzuar tashmë janë dorëzuar në polici dhe tetë janë ende në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version