Site icon Telegrafi

Stili i fustanit që do të vishje në një festë zbulon edhe stilin tënd të të menduarit

Zgjidh stilin e fustanit tënd të preferuar dhe na thuaj nëse ajo që zbulove për veten është e vërtetë apo jo

Nëse ke zgjedhur:

Nr.1

I idealizon të tjerët duke u atribuuar atyre cilësi pozitive. Një person i ndjeshëm dhe i sjellshëm si ju, di si të jetojë në harmoni me botën. Njerëzit ju duan dhe ndihen mirë në praninë tuaj. Në fund të fundit, ju kurrë nuk bëni veprime në kundërshtim me ndërgjegjen tuaj.

Nr.2

Edhe në situatën më të sikletshme, përpiqeni të dukeni mirë. Stili i veshjes dhe personaliteti krijojnë një koherencë të përsosur së bashku. Veshjet tuaja janë totalisht koherente dhe shprehin unin tuaj të brendshëm. Ndonjëherë sforcoheni të idealizoni jetën tuaj pa i treguar askujt për dështimet që keni pasur.

Nr.3

Një stil jo i thjeshtë për t’u përcaktuar. E gjithë jeta juaj mbështillet me mister. Askush nuk ju kupton plotësisht, as personat afër jush. Të tjerët mund të presin gjithçka nga ju, pasi jeni të aftë të bëni çdo gjë, mund të kaloni çdo kufi.

Nr.4

Ju ushqeheni me vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të jetoni pa komplimente. Të qenit në qendër të vëmendjes është e zakonshme për ju. Ju dini si ta bindni dikë të bëjë atë që ju pëlqen ju. Nuk lejoni kritika. I besoni perfeksionit tuaj dhe askush s’mund t’ju bindë për të kundërtën.

Nr.5

Familja juaj është gjithçka. Për të mirën e njerëzve që doni, jeni gati të merrni veprime vetëmohuese. Egoizmi nuk është diçka që ju përket juve. Shpesh i harroni dëshirat tuaja duke ia kushtuar të gjithë jetën familjes.

Exit mobile version