Steven Nzonzi, ka arritur në kryeqytetin italian ku i ka kryer vizitat mjekësore dhe pritet të nënshkruajë me Romën.
Mesfushori francez Steven Nzonzi është praktikisht një lojtar i ri i Romës. Mesfushori ka zbarkuar në kryeqytet.
Ai erdhi me në ora 14:10 në aeroportin Ciampino, ku fluturoi nga Sevilla me një aeroplan privat.
Në dalje nga aeroporti ai u përshëndet nga tifozët romak, të cilët kishin nxituan ta mirëprisnin.
Visite mediche per Steven Nzonzi 👍🇫🇷
📸 https://t.co/PbmDRUkTGs pic.twitter.com/aF6WPrk2mc
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 14, 2018
Lojtari tani po i kryen testet mjekësore, ku pastaj do të nënshkruajë kontratën me klubin Gialloross.
Dje u arrit marrëveshja me Sevillan, ku lojtari do të kushtojë 35 milionë euro që ishte edhe klauzola e tij.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare me 3 milionë euro për sezon plus bonuset, që arrihet lehtësisht në 3.5 milionë euro.
Lojtari është shpallur kampion bote me Francën para disa ditësh. /Telegrafi/