Telegrafi

Steve Jobs sëmuret sërish

Steve për sëmundjen e tij e ka njoftuar publikuar me anë të shërbimit të Apple për marrëdhënie me publikun.

“Me kërkesë personale, bordi drejtues më ka lejuar të shkoj në pushim mjekësor që të mund të përqendrohem në shëndetin tim. Do të vazhdojë të jem drejtori ekzekutiv dhe më tutje do të marrë pjesë në vendimet më të rëndësishme strategjike të kompanisë”, ka thënë Jobs.

Derisa Jobs të jetë në shërim, në punët e tij të përditshme do të zëvendësohet nga Tim Cook, drejtori operativ i kompanisë Apple. /Telegrafi/