Telegrafi

Steve Jobs – më keq se kurrë më parë?

Sipas raportit në Radar Online, Steve Jobs është incizuar duke hyrë në klinikën e specializuar për shërimin e tumorit Stanford Cancer Center në Palo Alto të Kalifornisë, në të njëjtën kliniku ku ishte shëruar edhe aktori i ndjerë Patrick Swayze.

Ani pse nuk ka konfirmime nga Jobs, Apple apo mjekët e tij, sipas të dhënave të cilat supozohet se i posedon National Enquirer tumori është kthyer me vrull dhe Jobs është më i dobët se kurdoherë. Fotografia me të cilën operon Enquirer është bërë më 8 shkurt para klinikës për shërimin e tumorit ku Jobs kishte shkuar pas një ditë të plotë të pune.

Steve Jobs është i njohur për betejën e tij të vendosur dhe afatgjate me sëmundjen e cila për herë të parë është diagnozuar më 2004 pas një kontrolli sistematik. Përkundër sëmundjes së tij, Jobs ka arritur që tërë këto vite të mbajë fuqinë e tij vizionare dhe disa nga produkteve më të mira të cilat Apple i ka prodhuar kanë dalë pikërisht nën udhëheqjen e tij.

Për një javë, më 24 shkurt, Jobs do të mbushë 56 vjet. /Telegrafi/