Telegrafi

Steve Jobs ishte propozuar për drejtor të Google



Steven Levy, autori i librit "In The Plex: How Google Thinks, Works and Shapes Our Lives," ka zbuluar detajet e gjigantit të kërkimit në internet, kompanisë Google, ndërsa gjithashtu ka dhënë disa detaje të cilat tregojnë se si Apple dhe Google kanë bashkëpunuar në të kaluarën.

Në një moment kohor, këto dy kompani madje edhe kanë shkëmbyer këshilla për njëra tjetrën, ndërsa të njëjtat më pas janë shndërruar në konkurrent të pa kompromis.

Sipas Daily Mail thuhet se bashkë-themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page kanë shprehur haptazi dëshirën e tyre që Steve Jobs të jetë drejtori i kompanisë së tyre, mirëpo pas refuzimit të tij, ata më pas kanë vendosur për Eric Schmidt.

Mirëpo, pas këtij refuzimi dhe paraqitjes së platformës Android në tregun e pajisjeve mobile, Apple i ka ashpërsuar raportet me themeluesit e Google, ndërsa Jobs konsideron se Google e ka kopjuar suksesin e iPhone. / Telegrafi /