Çfarë kanë të përbashkët Steve Jobs, Elon Musk dhe Richard Branson? Jo, nuk është fjala vetëm për famën apo pasurinë që kanë! Që të gjithë këta flasin gjuhën e një fëmije të klasës së tretë për t’i shpjeguar idetë e tyre.
Përse? Për shkak se e vetmja mënyrë se si fjalët tuaja mund të krijojnë përshtypje të mirë është nëse çdonjëri i kupton ato, transmeton Telegrafi.
Por, nuk është e lehtë thjeshtësimi i gjërave, e veçanërisht kur mendimi juaj i parë është se duhet të “tingëlloni të mençur” në mënyrë që njerëzit t’jua respektojnë autoritetin.
Sidoqoftë, sa më thjeshtë është aq më e mirë, andaj edhe ju sjellim disa mënyra se si Steve Jobs, Elon Musk dhe Richard Branson janë siguruar që kompanitë e tyre ta ndjekin këtë rregull.
Në kompaninë ‘Apple’ përdoren vetëm fjali të shkurtra
Steve Jobs kishte kërkuar që të gjitha prezantimet e tij të jenë me fjalë të thjeshta dhe të lehta për t’i kuptuar. Fjalitë kanë qenët ë shkurta dhe nuk ka përdorur zhargon.
Elon Musk ka kërkuar që punëtorët t’i shmangin “fjalët e pakuptimta”
Kompania ‘Apple’ nuk është e vetmja që beson në fuqinë e thjeshtësisë. Elon Musk u kishte dërguar një e-mail punëtorëve të tij në Tesla, ku u kishte kërkuar ta shmangin zhargonin dhe fjalët e pakuptimta kur e përshkruajnë softuerin e kompanisë dhe proceset tjera.
Richard Branson thotë të “mos bëheni budallai”
Në llogarinë e tij në ‘Twitter’, Branson shkruan, “Ndërlikimi është armiku juaj. Çdo budalla mund të bëjë diçka të komplikuar. Është e vështirë të bëhet diçka e thjeshtë”. /Telegrafi/