Site icon Telegrafi

Stërvitjet në shtëpi janë po aq efektive sa ato në palestër

Nëse nuk jeni duke gjetur kohë për të shkuar në palestër, mos u brengosni.

Hulumtuesit tani kanë zbuluar se stërvitjet në shtëpi jo vetëm se jua kursejnë kohën dhe shpenzimet, por edhe e rrisin përkushtimin, transmeton Telegrafi.

Studimi, i cili është publikuar në “The Journal of Physiology”, e ka analizuar një program ushtrimor HITT që është i përshtatshëm për shtëpi dhe i ka studiuar përfitimet që i ka tek individët obezë me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ekipi hulumtues ka qenë i interesuar të shikojë nëse stërvitjet në shtëpi janë mënyrë e mirë për t’i shmangur barrierat e zakonshme ushtrimore, siç është vështirësia për të shkuar në palestër si pasojë e mungesës së kohës apo mungesës së financave.

“Stërvitjet në shtëpi të cilat i zvogëlojnë barrierat si koha, kostoja dhe qasja, dhe e rrisin përkushtimin tek individët të cilët më parë kanë qenë joaktivë, iu japin njerëzve më shumë shtysë t’i realizojnë qëllimet dhe rrjedhimisht e përmirësojnë shëndetin e shumë personave”, ka deklaruar autori i këtij studimi, Sam Scott. /Telegrafi/

Exit mobile version