Site icon Telegrafi

Stërvitje shtesë: Bruno Fernandes tregon emrat e katër lojtarëve të Unitedit që stërviten edhe pas seancave

Bruno Fernandes ka emëruar katër lojtarët e Manchester Unitedit që vazhdojnë të stërviten edhe pas seancave.

Trajneri i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer ka thënë në konferencë për media se mesfushori portugez qëndron në fushën e stërvitjeve për t’i praktikuar gjuajtjet e lira.

Këtë gjë, Fernandes e dëshmoi edhe kundër Liverpoolit në FA Cup, ku shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Por, ish-anëtari i Sporting Lisbonës nuk është i vetmi që e bënë këtë gjë, pasi aty janë edhe katër lojtarë të tjerë.

Fernandes ka thënë se Juan Mata, Marcus Rashford, Alex Telles dhe Fred, qëndrojnë edhe pas seancave stërvitore.

“Mendoj se çdo ditë qëndrojë në fushën e stërvitjeve. Madje, ai (Solskjaer) nganjëherë detyrohet të më largojë nga aty”, ka thënë mesfushori portugez.

“Unë gjithmonë punojë në situata të tilla. Më pëlqen të mësoj nga Juan (Mata) dhe të mësoj nga ai sa më shumë, ai është një specialist”.

“Por, në stërvitje qëndrojnë edhe Alex, Rashy dhe Fred, është një stërvitje e këndshme kur jemi të gjithë së bashku”, ka shtuar më tej Fernandes. /Telegrafi/

Exit mobile version