Pa marrë parasysh a jeni në udhëtim apo nuk keni mundësi të shkoni në palestër, edhe pa pajisje mund të bëni stërvitjen tuaj, sepse shumë afër jush janë rekuizitat më të rëndësishme
Për stërvitje ju nevojiten vetëm 4 role të letrës higjienike.
Me ndihmën e tyre mund të bëni komplet Tabata stërvitjen, që nënkupton më shumë stërvitje të ndryshme të cilat bëhen në 8 seri me nga 20 sekonda me 10 sekonda pushim midis çdo serie.
Mënyra e këtillë e stërvitjeve është shumë kërkuese dhe e lodhshme, sepse nënkupton që duhet patjetër t’i bëni 8 seri, të cilësdo stërvitje aerobi me pushime të vogla midis serive.
Instruktorja e njohur Kaisa Keranen është e njohur për atë që në stërvitje përdor rekuizita të ndryshme, ndërkaq në këtë video ka treguar se si të stërvitni me ndihmën e letrës higjienike.
Do të shihni që nuk do t’ju jenë të nevojshme rekuizita të shtrenjta nga palestra në mënyrë që të mund të ushtroni, transmeton Telegrafi.
E gjitha që duhet të bëni është që të stërvitni duke përzier rolet nga njëra anë në anën tjetër apo t’i palosni në grumbull.
Me ndihmën e letrës higjienike do të mund t’i bëni pompat, stërvitjet e muskujve të barkut, lakimet dhe të aktivizoni gjithë trupin.
Pasi t’i provoni këto stërvitje dhe t’i shihni rezultatet, më kurrë nuk do ta shikoni letrën higjienike me sy të tjerë.
/Telegrafi/