Telegrafi

Stërvitja e veçantë e portierëve zviceranë me syze, por çfarë efekti kanë ato? (Foto)

Zvicra ka befasuar sot me stërvitjet e saja, pasi potierët kishin filluar ushtrimet me syze.

Stërvitje misterioze për portierët e Zvicrës, Marwin Hitz dhe Jan Sommer, para ndeshjes eliminatore kundër Letonisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Të dy portierët helvetë u stërvitën sot me syze të veçanta që janë me bateri dhe të prodhuara në Japoni.

Portieri zviceran me syze

Funksioni i veçantë i syzeve në fjalë është fakti se ato ndihmojnë dhe përgatitin portierët për të rritur sensin e drejtimit paraprak dhe parandalojnë gabimet e tyre gjatë ekzekutimit të goditjeve nga këndi.

Kompania japoneze e shet këtë produkt për 357 funte dhe zviceranët kanë filuar ta përdorin të parët.

Të luash me top dhe me syze u dukej interesant portierëve

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Letonisë në program është të shtunën (25 mars) me fillim në ora 18:00.

Do të shihet në këtë ndeshje se sa i kanë ndihmuar Sommerit këto syze.