Zvicra ka befasuar sot me stërvitjet e saja, pasi potierët kishin filluar ushtrimet me syze.
Stërvitje misterioze për portierët e Zvicrës, Marwin Hitz dhe Jan Sommer, para ndeshjes eliminatore kundër Letonisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”.
Të dy portierët helvetë u stërvitën sot me syze të veçanta që janë me bateri dhe të prodhuara në Japoni.
Funksioni i veçantë i syzeve në fjalë është fakti se ato ndihmojnë dhe përgatitin portierët për të rritur sensin e drejtimit paraprak dhe parandalojnë gabimet e tyre gjatë ekzekutimit të goditjeve nga këndi.
Kompania japoneze e shet këtë produkt për 357 funte dhe zviceranët kanë filuar ta përdorin të parët.
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Letonisë në program është të shtunën (25 mars) me fillim në ora 18:00.
Do të shihet në këtë ndeshje se sa i kanë ndihmuar Sommerit këto syze.