Site icon Telegrafi

Sterling: Titulli i Ligës Premier është prioritet i Cityt para Ligës së Kampionëve

Raheem Sterling ka folur për objektivat e klubit të tij, Manchester Cityt, për sezonin 2019/20.

Manchester City arriti të fitojë titullin në Ligën Premier në sezonin 2018/19 pas një gare të ashpër me Liverpoolin deri në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, përforcimet e shumta dhe organika e pasur me shumë lojtarë të mëdhenj kanë bërë që pritjet të jenë më të mëdha për Cityn.

Lexo po ashtu Fillojnë kalkulimet, propozohen dhjetë favoritët për Ligën e Kampionëve – anglezët udhëheqin si pretendentë për ta ngritur trofeun

Por, kështu nuk mendon edhe sulmuesi anësor anglez, Sterling.

Sterling me trofeun e Ligës Premier (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sterling ka thënë se Liga e Kampionëve është diçka e madhe, por për Cityn është më i rëndësishëm trofe i Ligës Premier.

“Liga e Kampionëve është diçka e madhe për ne si klub, por gjëja jonë më e rëndësishme është fitimi i Ligës Premier”, ka thënë Sterling. /Telegrafi/

Exit mobile version