Telegrafi

Sterling humbi një rast të pabesueshëm me portën e zbrazur nga vetëm pesë metra

Raheem Sterling është treguar i pafat në minutat e fundit të ndeshës së Manchester Cityt ndaj Lyonit.

City ishte afër të barazonte rezultatin në 2-2 ndaj Lyonit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ylli kryesor i skuadrës, Sterling, ka humbur një rast të pabesueshëm nga vetëm pesë metra.

Sterling nuk u koordinua mirë pas një goditje e cila shkoi si pasim për të nga Gabriel Jesus.

Goditja e anglezit shkoi mbi portë dhe askush nuk iu besonte syve.

Pas këtij rasti, Sterling pritet të jetë figura tragjike e Cityt pasi Lyoni shënoi edhe të tretin dhe është afër kualifikimit në gjysmëfinale. /Telegrafi/