Site icon Telegrafi

Sterling humb sezonin

Editorial use only. No merchandising. For Football images FA and Premier League restrictions apply inc. no internet/mobile usage without FAPL license - for details contact Football Dataco Mandatory Credit: Photo by Paul Greenwood/BPI/REX Shutterstock (5083731h) Raheem Sterling makes his Chapions League debut for Manchester City during the UEFA Champions League match between Manchester City v Juventus, played at the Etihad Stadium, Manchester UEFA Champions League 2015/16 Group Stage Group D Manchester City v Juventus Etihad Stadium, Ashton New Rd, Manchester, United Kingdom - 15 Sep 2015

Raheem Sterling do të mungojë për të paktën gjashtë javë, pas një dëmtimi të pësuar fundjavën e shkuar në derbin e Manchesterit.

Sulmuesi i Manchester Cityt ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe tashmë kthimi i tij për ndeshjet e kampionatit, apo të Ligës së Kampioneve sado larg të shkojë City, duket i pamundur.

Vetë 21-vjeçari është shprehur optimist se do të kthehet në fillim të majit dhe ka deklaruar se është i përqendruar tërësisht te të qenit gati për kombëtaren angleze, që në 11 qershor do të luajë kundër Rusisë, në ndeshjen e parë në Euro 2016.

Talenti i Anglisë u ble verën e shkuar nga qytetarët, që i pagoi 60 milionë euro Liverpoolit, ndërsa në 42 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka realizuar 11 gola.

Ai ka treguar se mund të bëhet një yll i Cityt, edhe pse ka ende nevojë për kohë, që të rritet e të kompletohet si futbollist. /Telegrafi/

Exit mobile version