Raheem Sterling është i bindur te Manchester City do t’i ik suspendimit nga Liga e Kampionëve. Citizens janë nën hetime nga Federata Evropiane e Futbollit për shkak të ardhurave të dyshimta, andaj mund të dënohen.
Është raportuar gjatë kësaj jave se skuadra angleze mund të suspendohet nga gara më e madhe për klube në Evropë, nëse shpallen fajtor.
Manchester City i ka hedhur poshtë akuzat e UEFA-s për të ardhurat të dyshimta financiare, pasi presidenti Aleksander Ceferin, u ka bërë me dije se ata janë nën hetime.
Në një intervistë për Q&A të Wall Street Journal, Sterling ka thënë se ai është i bindur që skuadra angleze nuk do të suspendohet nga liga elitare evropiane për klube, pasi i beson punës së bordit të skuadrës.
“Është diçka jashtë parashikimeve të mia. Nuk e ka kam idenë se çfarë po ndodhë”, ka thënë anësori anglez kur është pyetur rreth çështjes së Cityt.
“Nuk kemi dëgjuar më par për këtë gjë, por natyrisht se ju e dëgjoni atë në prapaskenë, njerëzit flasin, por unë kam besim në bordin e klubit dhe e di se ata janë duke punuar vetëm për të mirën skuadrës dhe janë nën rregullore”, ka shtuar më tej Sterling. /Telegrafi/