Telegrafi

Stavileci: ‘Thembra e Akilit’ e LDK-së është mungesa e lidershipit për vendimmarrje (Video)

Blerand Stavileci në Rrokum Roll të TV Rrokum tha se PDK-ja është kampion sa i përket aderimit të të rinjve në këtë subjekt.

“S’kemi konkurrencë me partitë tjera lidhur me këtë, emrat që na u kanë bashku janë emrat më të njohur, të cilët s’munden me u kontestue”, thotë Stavileci.

Për koalicionin PDK-AAK-NISMA, Stavileci thotë se këto tri parti e kanë në ADN-n e tyre gjenin e vendimmarrjes.

“LDK ka mungesë të guximit në vendimmarrje”, shprehet ai.

Stavileci në vazhdim ka thane se PDK nuk e ka etiketuar asnjë parti, përkundrazi LDK dhe tjerët kanë fjalor etiketues ndaj PDK-së.

Madje, Stavileci mes tjerash ka thënë se eksponentë të LDK-së kane me ju bashku PDK-së pas  zgjedhjeve.

Ai shprehet i bindur se koalicioni PDK-AAK-NISMA do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Ne krahasim me vendin e dytë na shkojmë mbi 20 për qind”, thotë Stavileci.

Ai tha se PDK është 4 vjet larg partive tjera sa i përket zhvillimit inovativ.